Drejtues të shërbimeve të arsimit

Drejtues të shërbimeve të arsimit drejtojnë dhe kontrollojnë shërbimet arsimore dhe administrative në institucione arsimore të sistemit para universitar, në universitete, fakultete, departamentet e fakulteteve, si dhe në drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë veprimtarinë e institucionit arsimor
  • Përgjigjen për zbatimin e kuadrit ligjor në lidhje me arsimin dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij
  • Sigurojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor
  • Zbatojnë dhe zhvillojnë kurrikulën dhe sigurohen për përmbushjen e saj
  • Menaxhojnë personelin dhe krijojnë kushte për zhvillimin profesional të punonjësve të institucionit
  • Menaxhojnë institucionin, përfshirë edhe manaxhimin financiar
  • Përdorin fonde të veçanta vjetore nga buxheti për shpërblimin për merita profesionale të mësuesve, pedagogëve apo pjesëtarëve të tjerë të personelit, në përputhje me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, pas këshillimit me partnerët socialë dhe bordin e institucionit
  • Punësojnë mësues/pedagogë me kohë të plotë ose të pjesshme dhe mësues/pedagogë ndihmës, me fonde të siguruara nga institucioni, sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit dhe Ministrit të Financave.
  • Drejtojnë kërkimin shkencor, institucionin e tij
  • Drejtojnë dhe koordinojnë veprimtarinë e njësive bazë (departamente) dhe organeve kolegjiale (këshilli pedagogjik) të njësisë kryesore dhe zgjidhin mosmarrëveshjet ndërmjet tyre
  • Përcjellin tek Senati Akademik propozimet e njësive bazë (departamente), shoqëruar me mendimet e tyre
loading...
Loading...