Specialistë të metodave të mësimdhënies

Specialisti/ja i/e metodave të mësimdhënies kryen kërkime, këshillime, planifikime dhe organizimin e përdorim të metodave dhe materialeve mësimore ndihmëse në institucionet arsimore, si dhe zhvillon metoda mësimdhënies. Ai/Ajo rishikon dhe ekzaminon punën e mësuesve, funksionimin e institucioneve edukative dhe rezultat e arritura si dhe siguron zhvillimin e vazhdueshëm profesional, trajnime dhe shërbime këshilluese për mësuesit dhe profesionistët e tjerë në të gjithë sektorin publik dhe privat. Ai/Ajo mund të punësohet ne institucione të ndryshme të sistemit arsimor apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Vlerësojnë përmbajtjen e kurrikulave dhe metodave të ekzaminimit dhe komandon përmirësime të mundshme
  • Kryejnë analiza statistikore për të përcaktuar koston dhe efektivitetin e politikave dhe programeve arsimore
  • Kryejnë zhvillimin e materialeve mësimore dhe burimeve të tjera për ofrimin e programit
  • Kryejnë kërkime mbi zhvillimet ekzistuese mbi kurrikulat, metodat e mësimdhënies dhe praktika të tjera edukimi
  • Kryejnë kërkime mbi metodat mësimore mbështetëse, audio-vizuale dhe materiale të tjera mësimore ndihmëse
  • Kryejnë këshillimin, planifikimin dhe organizimin e futjes në përdorim të metodave dhe materialeve mësimore ndihmëse në institucionet edukative
  • Sigurojnë zhvillimin e vazhdueshëm profesional, trajnime dhe shërbime këshilluese për mësuesit dhe profesionistët e tjerë në të gjithë sektorin publik dhe privat
  • Kryejnë organizimin dhe drejtimin e seminareve, simpoziumeve dhe konferencave për trajnimin e mësuesve në programet dhe metodat e reja
  • Zhvillojnë strukturën, përmbajtjen dhe objektivat e kurseve dhe programeve të reja edukative
  • Vizitojnë periodikisht shkollat për tu këshilluar me personelin administrativ dhe mësimdhënës në lidhje me kurrikulat, metodat e mësimdhënies, pajisjet dhe çështje të tjera

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...