Mësues të arsimit të mesëm të përgjithshëm

Mësuesi/ja i/e arsimit të mesëm të përgjithshëm mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë subjekte në nivelin e mesëm arsimor, duke përjashtuar lëndët që synojnë përgatitjen për punësim në fusha specifike profesionale. Ai/Ajo përgatit hartimin dhe përshtatjen e kurrikulave duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron testet dhe vlerësimet e performancës së nxënësve për të matur progresin dhe për të vlerësuar efektivitetin e mësimit. Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla e mesme të përgjithshme publike apo private, kolegje apo institucione të tjera që aplikojnë shërbime të arsimit të mesëm të përgjithshëm.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë hartimin dhe përshtatjen e kurrikulave për përgatitjen e kurseve të studimit, në përputhje me programin dhe udhëzimet mësimor
  • Vendosin dhe zbatojnë rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen qetësisë gjatë zhvillimit të mësimit
  • Përgatitin dhe shpjegojnë mësime në një ose më shumë module apo lëndë mësimore
  • Vendosin objektiva të qarta për lëndët, njësitë dhe projektet duke ua komunikuar këto objektiva nxënësve
  • Përgatitin materiale për aktivitetet mësimore
  • Përshtatin metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve
  • Vëzhgojnë dhe vlerësojnë performancën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësimin e tyre
  • Administrojnë testet dhe vlerësimet me gojë ose me shkrim të performancës për të matur progresin dhe për të vlerësuar efektivitetin e mësimit
  • Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor
  • Marrin pjesë në takimet në lidhje me politikat arsimore apo organizative të shkollës
  • Kryejnë planifikimin, organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet shkollore si: ekskursione, ngjarjet sportive dhe koncerte
loading...
Loading...