Mësues për grupe me nevoja të veзanta

Mësuesi/ja për grupe me nevoja të veçanta jep mësim për fëmijë, të rinj ose të rritur me aftësi të kufizuara fizike ose mendore ose për ata që kanë vështirësi në mësim apo me nevoja të tjera të veçanta. Ai promovon zhvillimin social, emocional, intelektual dhe fizik të fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore duke përdorur një varietet të metodave dhe teknikave për të lehtësuar komunikimin, rehabilitimin, aftësitë sociale dhe rritjen e pavarësisë së tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në qendrat e rehabilitimit, institutet arsimore të specializuara dhe të gjithë sistemin arsimor.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Vlerësojnë aftësitë dhe limitimet e fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore, duke marrë parasysh dëmtimet intelektuale, fizike, sociale dhe emocionale, dhuntitë e veçanta intelektuale ose probleme të tjera specifike
  • Kryejnë hartimin dhe modifikimin e kurrikulës sipas nevojave të fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore
  • Kryejnë përgatitjen e programeve, leksioneve dhe aktiviteteve të përshtatshme për aftësitë dhe nevojat e fëmijëve, të rinjve ose të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore
  • Udhëzojnë individët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në përdorimin e teknikave rehabilituese, pajisjeve, protezave, karrigeve me rrota dhe pajisje të tjera të dizajnuara për të maksimizuar pavarësinë dhe potencialin e tij
  • Udhëzojnë personat me aftësi të kufizuara të të parit në lexim dhe shkrim Braille dhe në përdorimin e pajisjeve të veçanta dhe pajisje të tjera të lëvizshmërisë, të përshtatshme për orientim
  • Udhëzojnë personat me aftësi të kufizuara në dëgjim në leximin e buzëve dhe gjuhës së shenjave, në bazë të nevojave individuale të komunikimit
  • Udhëzojnë personat me aftësi të kufizuara në dëgjim në formimin dhe zhvillimin e tingujve për të folurit duke përdorur aparate dëgjimi, si dhe pajisje e teknika të tjera
  • Japin instruksione për individë dhe grupe duke përdorur teknika ose ndihma të specializuara të përshtatshme për nevojat e fëmijëve, të rinjve e të rriturve me aftësi të kufizuara fizike ose mendore
  • Përdorin strategji dhe teknika të specializuara edukative gjatë mësimeve për të përmirësuar zhvillimin e aftësive të orientimit dhe lëvizshmërisë, aftësive njohëse, të të folurit, aftësive perceptuale, sociale, minimizim të pengesave emocionale dhe zhvillimin e memories së tyre
  • Kryejnë vendosjen dhe imponimin e rregullave, politikave dhe procedurave për sjelljen dhe mbajtjen e rregullit
  • Japin mësim mbi lëndë akademike, aftësi praktike ose vetë-ndihme për fëmijë, të rinj ose të rritur me aftësi të kufizuara në dëgjim, shikim ose kufizime të tjera
loading...
Loading...