Mësues të tjerë artesh

Mësuesi/ja i/e arteve të tjera u jep mësim individëve apo grupeve në praktikë, teori dhe performancë të kërcimit, dramaturgjisë, arteve vizuale dhe arteve të tjera (duke përjashtuar muzikën), jashtë sistemeve të zakonshme edukative, si shkolla fillore, e mesme apo e lartë. Ai/Ajo vlerëson prirjet, interesat dhe qëllimet e individëve apo grupeve dhe përgatit plane dhe programe të përshtatshme për ta, si dhe mund të japë dhe mësime private individëve ose grupeve të vogla si aktivitete jashtë kurrikulare dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera edukative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime trajnimi të artit të kërcimit, dramaturgjisë, arteve vizuale apo arteve të tjera, në qendra kulturore, në institucione arsimore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Japin mësim mbi principet e aktrimit për individë ose grupe
  • Zhvillojnë testime apo konkurse për të vlerësuar talentin dhe prirjet e studentëve
  • Përshtatin kurset e studimit dhe metodat e trajnimit sipas nevojës dhe aftësisë së studentëve
  • Japin mësime për shqiptim, diktim, zhvillim të zërit dhe dialekte, duke përdorur ushtrime zëri, stërvitje të foluri, shpjegime, leksione dhe improvizime
  • Kryejnë diskutime dhe demonstrime për shprehitë e zërit dhe trupit për t’u mësuar studentëve stile aktrimi, zhvillim personazhi dhe projeksion personaliteti
  • Kryejnë prodhimin dhe drejtimin e pjesëve për performanca shkollore ose publike
  • Provojnë studentët për të zgjedhur aktorët pjesëmarrës dhe për të ndarë rolet
  • Kryejnë prova dhe stërvitje të studentëve për të siguruar përvetësimin e materialit të dhënë
  • Ndajnë punët e prapaskenës ndërmjet studentëve që nuk do të performojnë, si ndërtimi, vizatimi dhe lëvizja e skenografisë, përdorimi i dritave të skenës dhe pajisjeve të zërit
  • Drejtojnë dhe koordinojnë aktivitet e studentëve të përfshirë në ndërtimin, vizatimin dhe ndriçimin e skenografisë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...