Mësues të shkollave 9-vjeзare

Mësuesi/ja i/e shkollave 9-vjeçare mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë lëndë mësimore në nivelin arsimit të detyruar. Ai/Ajo përgatit mësimet dhe planin mësimor në përputhje me udhëzimet kurrikulare, duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron testet dhe vlerësimet e performancës së nxënësve për të matur progresin, për të vlerësuar efektivitetin e mësimit. Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla të arsimit të detyruar (9-vjeçar) publike apo private.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë përgatitjen e përditshme dhe planifikimin afatgjatë mësimor, në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  • Udhëzojnë nxënësit në mënyrë individuale dhe në grupe, duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme mësimore (p.sh. kompjuter, libra, lojëra), duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të fëmijëve
  • Ruajnë disiplinën duke vendosur dhe zbatuar rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë zhvillimit të mësimit
  • Përcaktojnë dhe përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit
  • Përgatitin dhe shpjegojnë mësime në një ose më shumë subjekte apo lëndë mësimore
  • Caktojnë dhe kontrollojnë punën e nxënësve në klasë dhe detyrat e shtëpisë
  • Përgatitin materiale për aktivitetet mësimore
  • Përshtatin metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve
  • Kryejnë përgatitjen, administrimin dhe vlerësimin e testeve dhe detyrave për të përcaktuar përparimin e nxënësve
  • Mbikëqyrin nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe në aktivitete të tjera të shkollës, duke përfshirë sheshet e lojërave gjatë pushimeve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...