Menaxherë restoranti

Drejtuesit e restoranteve drejtojnë, planifikojnë, koordinojnë, vlerësojnë, mbikëqyrin punën për mbarëvajtjen dhe funksionimin e punës në restorante, kafene apo organizime të ngjashme për t’u ofruar klientëve shërbime cilësore ushqimi ose katering.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë menynë në konsultim me shefat dhe kuzhinierët
  • Planifikojnë dhe garantojnë blerjen e produkteve sipas buxhetit që kanë përcaktuar
  • Mbajnë gjithë të dhënat e produkteve stok
  • Kontrollojnë të gjitha llogaritë financiare, mbikëqyrin ose kryejnë transaksione financiare
  • Garantojnë që gjithë mjediset e kuzhinës, të sallës së restorantit apo dhe magazina apo pajisjet e tjera frigoriferike ku mbahen ushqimet, të jenë të pastra dhe në përputhje me rregullat e mbrojtjes së shëndetit
  • Komunikojnë me klientët për të marrë vlerësimet e tyre për ushqimin dhe shërbimin
  • Zgjedhin personelin, përcaktojnë orët e tyre të punës dhe mbikëqyrin performancën e tyre
  • Marrin rezervime, mirëpresin të ftuarit dhe asistojnë në marrjen e porosive
  • Negociojnë çmime me klientët apo furnitorët
  • Respektojnë gjithë rregullat higjienës, sigurisë, shëndetit në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...