Recepsionist (i përgjithshëm)

Nëpunësi në agjencitë e udhëtimit merret me pritjen dhe konsultimin e klientit duke u siguruar atyre informacionin e kërkuar. Ai siguron, organizon dhe rregullon itinerare të udhëtimit dhe pranon rezervime të nevojshme për udhëtim dhe akomodim kur kërkohet nga klienti apo gupe personash. Nëpunësi i agjencisë së udhëtimit jep informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij ose informacione të tjera shtesë kur është e nevojshme. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh udhëtimi.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Mirëpresin klientët në njësinë e vet të shërbimit
  • Këshillojnë klientin për itineraret e udhëtimit
  • Sigurojnë dhe përgatitin itineraret e udhëtimit
  • Bëjnë rezervimet dhe konfirmimet e nevojshme
  • Japin bileta, fletë-pagesa dhe dokumente të tjera
  • Ndihmojnë klientin në marrjen e dokumenteve të nevojshme të udhëtimit
  • Sigurojnë vizat, nëse është e nevojshme
  • Mbajnë shënime lidhur me oraret e takimeve në dispozicion
  • Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...