Inxhinierë anijesh

Teknikët e shkencës së jetës (përjashtuar mjekësinë) kryejnë një sërë funksionesh teknike për të mbështetur profesionistët e shkencave të jetës me kërkim, zhvillim, administrim, detyra të ruajtjes mjedisore në fusha të tilla si manaxhimi i burimeve natyrore, mbrojtja e mjedisit, botanika, zoologjia, bioteknologjia dhe biokimia, si edhe në bujqësi, peshkim dhe pyje. Teknikët në shkencat e jetës mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha bujqësore, si edhe në agjenci kërkimore dhe institucione shtetërore përgjegjëse për shkencat e jetës dhe zbatimin e parimeve të tyre në praktikë.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Ndihmojnë në planifikimin, skicimin dhe realizimin e eksperimenteve
  • Përgatisin, mirëmbajnë dhe kalibrojnë materialet dhe pajisjet për realizimin e testimeve, analizave dhe eksperimenteve
  • Mbledhin dhe përgatisin mostra, rrisin kultura të ndryshme, të nevojshme për eksperimentet dhe testimet
  • Kryejnë testime laboratorike rutinë
  • Mbikëqyrin eksperimentet për të siguruar zbatimin dhe ndjekjen e procedurave të kontrollit të cilësisë së laboratorit dhe udhëzimeve të sigurisë
  • Vëzhgojnë testet dhe analizat duke kryer llogaritjet përkatëse, regjistrimet dhe raportimet e tyre sipas metodave të përshtatshme shkencore
  • Ruajnë, klasifikojnë dhe krijojnë katalogë me mostrat dhe kampionët
  • Mbajnë shënime të detajuara për punën e kryer
  • Zhvillojnë modele dhe analiza të të dhënave me anë të kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera dixhitale
  • Përdorin pajisje shumë komplekse dhe me fuqi të lartë për të kryer funksionet dhe detyrat e tyre
  • Marrin pjesë në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e produkteve dhe proceseve
  • Mbajnë inventarin e pajisjeve dhe materialeve të laboratorit dhe sigurohen për sasitë e domosdoshme të tyre duke bërë porositë tek furnitorët
  • Mirëmbajnë bazën e të dhënave të punës dhe projekteve të tyre
loading...
Loading...