Hartues të multimedias dhe të rrjetit

Hartuesi i multimedias dhe i rrjetit krijon dhe bashkëpunon në krijimin aplikacioneve multimediale duke kombinuar fuqinë e teknologjisë dixhitale me përdorimin efektiv të grafikës, animacioneve, audios, imazheve fotografike dhe videove. Ai ushtron aftësi të larta teknike mbi softuerin dhe programet skriptuese duke i kombinuar me kreativitet, koncepte, vizione të qarta për të kuptuar objektivat e projekteve që u paraqiten. Ai mund të punësohet në kompani reklamash, studio produksioni, programimi ose dhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Komunikojnë me klientët dhe konsumatorët e ndryshëm për të zbërthyer dhe kuptuar kërkesat e tyre
  • Dizajnojnë ueb-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video) që të ofrojnë zgjidhje vizualisht tërheqëse dhe të qartë në përputhje me atë që kërkon klienti
  • Zhvillon ueb-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video) që të ofrojnë zgjidhje vizualisht tërheqëse dhe të qartë në përputhje me atë që kërkon klienti
  • Përmirëson ueb-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video) që të ofrojnë zgjidhje vizualisht tërheqëse dhe të qartë në përputhje me atë që kërkon klienti
  • Testojnë dhe zgjidhin problemet teknike

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...