Zhvillues të softuerit

Zhvilluesi i softuerit analizon, dizajnon, zhvillon dhe mirëmban sistemet dhe programet, që mundësojnë punë sa më efektive të organizatave dhe pajisjeve që ato përdorin, shpesh duke u këshilluar nga një analist i sistemeve apo nga një arkitekt sistemi. Në punën e tij ai zbaton njohuri të shumëllojshme të gjuhëve të programimit dhe sistemeve të manaxhimit të bazave të të dhënave. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve që ofrojnë zhvillim apo programim softueri, apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë rishikimin e sistemeve aktuale
  • Paraqesin ide për përmirësimin e sistemit
  • Bëjnë një përllogaritje të kohës për realizimin e kërkesave
  • Bashkëpunojnë ngushtë me inxhinierët për vlerësimin e ndërfaqeve ose faktorëve të tjerë ekzistues midis harduerit dhe softuerit
  • Përshtatin specifikimet në gjuhë teknike dhe shkruajnë kode të programeve
  • Testojnë produktet në situata reale të kontrolluara, para se të operoje “live”
  • Bëjnë integrimin e softuerëve ekzistuese
  • Asistojnë në hartimin e rasteve të testimit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...