Dizenjuesgrafikdhe në multimedia

Dizenjuesit grafikë dhe multimedia krijojnë prezantime imazhi apo informacioni për media të ndryshme, përfshi: mediat print, televizion, industri filmike, lojëra kompjuterike, website etj. Përmes njohurive të tyre në fushën e teknologjisë kompjuterike ose artit, ata krijojnë efekte speciale, animime, imazhe të tjera vizuale si dhe prezantime për korporata dhe organizata. Dizenjuesit grafikë dhe multimedia kombinojnë aftësitë kreative me njohjen shumë të mirë të programeve të avancuara kompjuterike për të krijuar produktin që u kërkohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Përcaktojnë objektivat e produktit duke u konsultuar me pritshmërinë e klientëve
  • Studiojnë, analizojnë klientin, organizatën dhe produktet e mëparshme të ngjashme të klientit
  • Studiojnë, analizojnë produktet e ngjashme në treg për të krijuar një produkt të diferencuar
  • Formulojnë konceptet e dizenjimit për produktin që do komunikohet
  • Konsultohen për dizenjimin e produktit me analistë biznesi, arkitektë dhe programues softueri
  • Përgatitin skica, diagrama dhe modele të ndryshme në print apo kompjuter për të komunikuar konceptet për dizenjimin e produktit
  • Dizajnojnë grafikë kompleksë dhe animime për të kënaqur kërkesat funksionale estetike dhe kreative të modelit që do prezantojnë
  • Përshtatin skicën apo imazhin dixhital me tekstin apo informacionin që produkti duhet të përcjellë
  • Krijojnë imazhe 2 apo 3 D, duke vendosur objektin në lëvizje ose duke ilustruar një proces, duke përdorur programe animimi në kompjuter, print apo modelim
  • Sigurojnë nga klienti ose nga ekspertë të kamerës, materiale filmike me cilësi të lartë HD, në rast prodhim video

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...