Drejtues në minierë

Drejtuesit në minierë planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e prodhimit në minierë, përfshi gjithë operacionet e nxjerrjes së mineraleve, naftës e gazit. Ata vlerësojnë eficiencën e prodhimit dhe sugjerojnë hapjen e burimeve të reja, si dhe blerje impiantesh e pajisjesh. Zbatojnë politika me impakt sa më të vogël në ndotjen e mjedisit.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Vendosin kuotat e prodhimit në bashkëpunim me manaxherët e tjerë dhe/apo aksionerët
  • Planifikojnë vendet ku do bëhen gërmimet dhe zhvillojnë politika për ndarjen e materialeve të lëndës së parë nga pjesa tjetër
  • Planifikojnë detaje të aktiviteteve të prodhimit në termat e sasisë, cilësisë së produktit, kostos, kohës së nevojshme dhe kërkesat për personel
  • Planifikojnë nevojat për personel, të pajisje dhe teknologjitë që do përdoren
  • Përcaktojnë dhe manaxhojnë buxhetet, monitorojnë prodhimin dhe kostot, si dhe rregullojnë proceset dhe burimet për të minimizuar shpenzimet
  • Mbikëqyrin procesin e blerjes dhe pajisjes së impianteve dhe pajisjeve të reja
  • Kontrollojnë përgatitjen e të dhënave dhe raportimeve për produktin
  • Monitorojnë zbatimin e rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë së punëtorëve
  • Bëjnë kërkime dhe ideojnë rregullore, kërkesa statutore që kanë të bëjnë me veprimtaritë e nxjerrjes së mineraleve dhe të mbrojtjes së mjedisit
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...