Dizenjues

Dizenjuesi ose dekoratori planifikon dhe dizenjon mjedise ose produkte artistike, komerciale, industriale, publike, krijon mjedise të brendshme apo objekte që i shërbejnë qëllimit të klientit dhe kënaq kërkesat e tij. Dizenjuesi merr në konsideratë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe funksional, si dhe mban parasysh shitjen dhe promocionin e produktit që dizajnon. Koordinon dhe merr pjesë në punën për ndërtimin apo zbatimin e projektit të dizajnuar prej tij.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Përcaktojnë objektivat dhe kufizimet e dizenjimit
  • Konsultohen ngushtë me klientin, drejtuesin apo aksionerët që bëjnë porosinë
  • Bëjnë kërkime e studime, analizojnë gjithë kërkesat e hapësirës, funksionalitetit, eficiencës, sigurisë, por dhe anës estetike të projektit
  • Formulojnë konceptet e dizajnit për dekorimin e mjediseve te brendshme, vitrinave, reklamave, ekspozitave, mobilieve etj.
  • Përgatitin skica, diagrama, ilustrime dhe plane për të komunikuar konceptet e dizajnit me klientin
  • Negociojnë zgjidhje për dizenjimin me klientët, manaxherët, furnitorët, personelin e ndërtimit apo rikonstruksionit
  • Përzgjedhin, specifikojnë dhe rekomandojnë materialet funksionale, estetike, mobiliet, produktet që do përdoren për të realizuar dizenjimin e tij.
  • Detajojnë dhe dokumentojnë dizajnin e përzgjedhur për ndërtim, apo zbatim
  • Koordinojnë ndërtimin dhe dekorimin e mjediseve të brendshme
loading...
Loading...