Teknikë projektues

Tekniku i projektimit përfshihet në dizenjimin, skicimin dhe projektimin e hapësirave publike ose private, objekteve të ndryshme të banimit apo shërbimit, si edhe në dizenjimin, skicimin dhe projektimin e materialeve të ndryshme publicitare, reklamuese apo ndërgjegjësuese në kompani të madhësive të ndryshme. Tekniku i projektimit zbaton të gjitha rregullat dhe kriteret bazë të vendosura me ligj që kanë të bëjnë me hapësirat, objektet apo materialet e projektuara. Ai mund të punësohet në kompani ndërtimi, studio arkitekture, studio dizajni, agjenci marketingu. Gjithashtu, mund regjistrohet si i vetëpunësuar.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Komunikojnë me klientin që porosit projektin
  • Mbledhin të dhëna që i shërbejnë për projektin me anë të hulumtimit
  • Shqyrtojnë të gjitha materialet e vëna në dispozicion nga klienti dhe ato të mbledhura nga hulumtimi
  • Fotografojnë zonën apo objektet që kanë lidhje me projektin
  • Kryejnë matje në terren
  • Hedhin në skicë gjurmën e objektit
  • Dizajnojnë me dorë në letër skicën e parë
  • Hedhin në programin kompjuterik, AutoCad, skicën fillestare
loading...
Loading...