Asistentë kontabilistë

Asistenti/e kontabilist/e përfshihet në regjistrimin e transaksioneve financiare të një organizate private apo publike, në bazë të standardeve kombëtare/ndërkombëtare të kontabilitetit sipas instruksioneve të kontabilistit mbikëqyrës. Ai/ajo verifikon saktësinë, plotësinë dhe integritetin e të dhënave të marra nga dokumentet mbështetëse, si kontrata, fatura, urdhër pagese, etj. dhe regjistron debitimet apo kreditimet në llogaritë përkatëse. Asistenti/e kontabiliste rakordon kartelat e klientëve, furnitorëve, bankës, arkës dhe mbyll veprimet rregulluese duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për mbajtjen e kontabilitetit, si dhe bën të mundur gjenerimin e të dhënave nga programi dhe dorëzon raporte të ndryshme kontabël që do të shërbejnë për analizë nga mbikëqyrësi i tij/saj. Ai/ajo është përgjegjës për arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit origjinal sipas procedurave të brendshme të organizatës. Mund të punësohet në organizata të shërbimeve financiare, kontabiliteti, konsulencë fiskale, brenda çdo lloj aktiviteti të ndërmarrjeve që përmbajnë brenda strukturës organizative të tyre një departament kontabël dhe/apo financiar, gjithashtu mund regjistrohet si i vetëpunësuar.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Asistojnë në regjistrimet kontabël në sistemin informativ, programin e kontabilitetit të përdorur nga organizata
  • Verifikojnë saktësinë, plotësinë dhe integritetin e të dhënave nga dokumentacioni mbështetës dhe shënimeve që kanë të bëjnë me pagesat, faturat dhe transaksionet tjera financiare
  • Verifikojnë saktësinë, plotësinë dhe integritetin e të dhënave nga dokumentacioni mbështetës dhe shënimeve që kanë të bëjnë me pagesat, faturat dhe transaksionet tjera financiare
  • Zgjidhin problemet që dalin gjatë punës, duke aplikuar njohuritë e tij personale, eksperiencën e fituar gjatë ushtrimit të detyrës dhe instruksionet e marra
  • Marrin pjesë në inventarizimin e aktiveve të organizatës dhe pas identifikimit të tyre, procedojnë me regjistrimet kontabël të tyre dhe me rregullimet përkatëse
  • Përgatitin regjistrin e detyrimeve për pagesë me detajet e kreditorëve dhe kryerjen në kohë të të gjitha detyrimeve
loading...
Loading...