Komisioner dhe ndërmjetës financiar dhe sigurimesh

Komisioneri/ja dhe ndërmjetësi/ja financiar/e dhe i sigurimeve negocion, këshillon, ndërmjetëson, blen dhe shet letra me vlerë, aksione, obligacione dhe instrumente të tjera financiare në tregjet vendase ose të huaja apo kryen transaksione të tjera ndërmjetësimi me konsumatorët në bazë të një komisioni, në emër të shoqërisë së brokerimit. Rekomandon transaksionet për klientët apo për investitorë individuale, manaxherë të fondeve të pensioneve, bankat, kompanitë e sigurimit dhe institucione të tjera. Mund të punësohet në kompani të shërbimeve financiare, në kompani të investimeve, firma brokerimi, kompani sigurimesh, aksionesh, shkëmbimi të mallrave apo aksioneve, institucione të tjera në industrinë e letrave me vlerë apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Marrin informacion në lidhje me rrethanat financiare të konsumatorëve dhe kompanive në të cilat mund të bëhen investime
  • Ndjekin tendencat e tregut për letrat me vlerë, bonot, aksione dhe instrumente të tjera financiare, duke përfshirë të valutën e huaj
  • Vlerësojnë informacionin financiar të marrë në kanale të ndryshme të informacionit
  • Përdorin vlerësimin e instrumenteve të caktuara financiare për transaksionet që do të kryejnë
  • Informojnë konsumatorët për kushtet e tregut dhe perspektivat e ardhshme

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...