Kontabilistë

Kontabilisti përgatit, regjistron dhe sistemon të dhënat ekonomike të një personi fizik apo juridik sipas kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor, harton pasqyrat përmbledhëse dhe i paraqit ato në forma të përcaktuara për investitorët, huadhënësit, të punësuarit, furnitorët dhe kreditorët e tyre, për klientët, organet tatimore, organizmat publikë. Kontabilisti pajiset me licencë të posaçme, sipas ligjit shqiptar. Ai mund të punësohet në kompani private apo publike, si dhe mund të ofrojë si i vetëpunësuar shërbime për disa kompani apo individë në të njëjtën kohë.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Hedhin të dhënat e sakta të transaksioneve të aktivitetit të ndërmarrjes apo organizatës
  • Kontrollojnë saktësinë e faturave dhe dokumentacionit të organizatës
  • Rakordojnë me furnitorët dhe kryejnë pagesat me bankat për ta
  • Përditësojnë veprimet me bankat dhe arkat
  • Përgatitin pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve (mujore ose tre mujore)
  • Përgatitin lëvizjen e parasë (cash flow)
  • Përgatitin pasqyrën e lëvizjes së kapitalit
  • Përgatitin pasqyrën e bilancit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...