Asistentë dhe teknikë veteriner

Teknikët e protezave mjekësore e dentare krijojnë, përshtatin dhe rregullojnë pajisje mjekësore e dentare sipas recetave dhe udhëzimeve të rekomanduara nga një autoritet profesional i kujdesit shëndetësor. Ata mund të shërbejnë me anë të një numri instrumentesh duke korrigjuar problemet fizike mjekësore apo dentare si për shembull proteza për qafën, proteza ortopedike, gjymtyrë artificiale, aparate dëgjimi, suport për harkun, protezë dentare, kurora dhe ura dentare.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Ekzaminojnë, intervistojnë dhe marrin masat e caktuara te pacientët për të përcaktuar nevojat e tyre mbi pajisjen e nevojshme dhe për të identifikuar faktorët që mund të ndikojnë në përshtatjen e pajisjes
  • Konsultohen me mjekët dhe dentistët për formulimin e specifikave dhe recetave për pajisjet
  • Interpretojnë recetat dhe specifikimet për të përcaktuar llojin e pajisjes që do të prodhohet si dhe materialet e mjetet që nevojiten për prodhimin e tyre
  • Marrin masat e trupit, gjymtyrëve, gojës ose dhëmbëve të pacientit për prodhimin e protezave
  • Krijojnë dhe prodhojnë pajisjet prostetike dhe ortotike duke përdorur material si termoplastikë, materiale metalike dhe lëkurë si dhe mjete dore dhe fuqie
  • Përshtatin pajisjet për pacientin, testimin dhe vlerësimin e tyre, rregullimin e tyre për një qëndrim dhe funksionim sa më të rehatshëm
  • Rregullojnë, modifikojnë dhe mirëmbajnë pajisjet prostetike mjekësore dhe dentare si dhe pajisjet suportuese, sipas specifikimeve
  • Përkulin, formojnë dhe riformojnë pëlhurat apo materialet në mënyrë të tillë që të jenë sipas përshkrimeve të udhëzuara për prodhimin e pjesëve strukturore
  • Prodhojnë denturat e plota dhe të pjesshme, si dhe ndërtojnë struktura mbrojtëse të gojës, kurora, kapëse metalike, ura dhe ndihmës të tjerë
  • Këshillojnë pacientët mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve prostetike dhe ortetike

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...