Arkitektë të urbanistikës

Arkitektët e urbanistikës planifikojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë plane dhe politika për përdorimin dhe shfrytëzimin e kontrolluar të territorit urban dhe rural, si dhe për rrjetin e trafikut rrugor. Ata kryejnë kontrolle dhe japin këshilla mbi faktorët ekonomikë, të mjedisit dhe faktorët social që prekin përdorimin e tokës dhe trafikun rrugor.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë, dizajnojnë dhe koordinojnë zhvillimet në zonat urbane
  • Përpilojnë dhe analizojnë të dhëna mbi faktorët ekonomikë, ligjore, politikë, kulturorë, demografikë, social, fizikë dhe mjedisorë që lidhen me përdorimin e tokës
  • Komunikojnë me autoritetet e qeverisë, komunitetet dhe specialistët e tjerë në fusha si arkitekturë, shkenca sociale, inxhinier mjedisor dhe ekspertë ligjorë
  • Ideojnë dhe rekomandojnë përdorimin dhe zhvillimin e tokës, prezantojnë plane e raporte të shkruara por dhe grafikë, për grupe apo individë
  • Këshillojnë qeveritë, kompanitë dhe komunitetet mbi çështje dhe propozime të planifikimit urban dhe rajonal
  • Rishikojnë dhe vlerësojnë raporte të impaktit mbi mjedisin
  • Planifikojnë dhe koordinojnë zhvillimet në zonat urbane
  • Planifikojnë zhvillimin e zonave të tokës për parqe, shkolla, institucione, aeroporte, rrugë dhe projekte të ngjashme si dhe për komplekset komerciale, industriale e rezidenciale
  • Marrin pjesë në takimet profesionale të shoqatës së gjeodetëve apo hartografisë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...