Kultivues të pemëve dhe shkurreve

Kultivuesi i pemëve dhe shkurreve kryen veprime të nevojshme për kultivimin e pemëve dhe shkurreve pasi ka bërë më parë studimin, vlerësimin dhe përcaktimin e kushteve tokësore dhe ekonomike të domosdoshme për ngritjen e një pemëtore, vreshti, ullishte apo pylli. Ai realizon të gjitha proceset e punës së nevojshme për një zhvillim normal të kulturave që nga procesi i mbjelljes deri në mbledhjen e prodhimit duke njohur mirë biologjinë e zhvillimit të tyre dhe përdorimin e mjeteve apo makinerive bujqësore. Ai mund të punësohet në kompani komplekse bujqësore, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Realizojnë studimin fiziko-kimik të tokës, analiza pedologjike dhe agrokimike me specialistë të fushës përkatëse
  • Konsultohen me kolegë, me specialistë të fushës dhe specialistë të ekonomisë për një plan biznesi
  • Bëjnë drenazhimin e parcelës
  • Bëjnë përcaktimin e kulturave dhe varieteteve të tyre duke i përshtatur ato me kushtet klimatike të fushës që do të mbillet
  • Përzgjedhin fidanët e varieteteve përkatëse për mbjellje
  • Bëjnë blerjen e fidanëve dhe pesticideve (plehrave)
  • Bëjnë piketimin e bllokut të pemëtarisë në mënyrë që të lejojnë mekanizime të mëtejshme
  • Bëjnë plugimin e thellë të parcelës (46 cm)
  • Bëjnë nivelimin e sipërfaqes së tokës
  • Përcaktojnë rrugët dhe kanalet vaditës
  • Bëjnë hapjen e gropave
  • Bëjnë shpërndarjen e plehut organik ose kimik
loading...
Loading...