Farmakologë, patologë dhe profesionetë ngjashme

Agronomi/ja, këshilltari/ja në bujqësi, pyje dhe peshkim studion dhe jep ndihmë dhe këshilla në manaxhimin e fermave, pylltarisë dhe peshkimit duke përfshirë kultivimin, fekondimin, korrjen, erozionin dhe përbërjen e tokës, parandalimin e sëmundjeve, të ushqyerit, rotacionin e kulturave bujqësore dhe marketingun. Ai/Ajo zhvillon teknika për rritjen e produktivitetit, si dhe studion e zhvillon plane dhe politika për manaxhimin e tokës dhe peshkimit. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione dhe ferma që ofrojnë shërbime të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit apo të vetëpunësohet në këto fusha.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe mostrave në lidhje me prodhimin, ushqimin, tokën, cilësinë e ujit dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në fermë, pyje dhe peshkim
  • Ofrojnë këshilla mbi teknikat për përmirësimin e kulturave bujqësore, kullotave, e blegtorinë, peshkimin apo kultivimit të tij dhe opsione alternative prodhimi
  • Ofrojnë këshillime mbi ujitjen apo kullimin e tokave
  • Japin këshilla mbi sëmundjet e bagëtive dhe të bimëve, kullotave, kontrollimin e insekteve dhe barërave të këqija, përmirësimin e tokës, kujdesin ndaj bagëtive dhe programeve të ushqimit të tyre
  • Studiojnë faktorët mjedisorë që ndikojnë në prodhimin e bimëve komerciale, rritjen e kullotave, rritjen e blegtorisë, rezervateve të peshqve, si dhe rritjen e shëndetin e drurëve të pyllit
  • Ofrojnë seanca këshilluese dhe leksione informative për komunitetet dhe grupet e tjera të fermave të bujqësisë, blegtorisë, pylltarisë dhe peshkimit
  • Studiojnë migrimin, rritjen, të ushqyerit dhe shumimin e peshqve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...