Teknikë të proceseve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Tekniku i proceseve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit merret me funksionimin dhe kontrollin e proceseve të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku përfshihen rrjetet kompjuterike (LANs dhe WANs), harduerët, softuerët si dhe pajisjet që lidhen me kompjuterin, për të siguruar(garantuar) performancë maksimale si dhe identifikon çdo problem lidhur me to. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK dhe të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Montojnë pjesët harduer të kompjuterit
  • Bëjnë instalimet e pjesëve harduerë
  • Bëjnë instalimin e sistemeve operativë apo të softuerëve të nevojshëm
  • Konfigurojnë sigurinë e kompjuterëve
  • Përcaktojnë pajisjet që do të përdoren në bazë të proceseve të punës
  • Montojnë pajisjet periferike
  • Bëjnë instalimet e pajisjeve periferike
  • Japin komandat hyrëse në kompjuterin terminal për të aktivizuar lidhjet me pajisjet periferike

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...