Teknikë të kimisë dhe fizikës

Teknikët e kimisë dhe fizikës kryejnë një sërë detyrash teknike që kontribuojnë në kërkime dhe zbatime praktike të koncepteve, parimeve dhe metodave operacionale në veçanti për shkencat e fizikës duke përfshirë inxhinierinë, skicat teknike ose efikasitetin e proceseve të prodhimit.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Grumbullojnë mostra dhe përgatisin pajisjet dhe materialet për eksperimente, testime dhe analiza
  • Kryejnë testime rutine laboratorike dhe mbështesin teknikisht shkencëtarët për kërkime, zhvillime dhe analiza të ndryshme
  • Kontrollojnë sasitë dhe cilësinë e materialeve laboratorike duke testuar mostrat dhe duke mbajtur nën kontroll përdorimin dhe përgatitjen e detajuar të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së kërkuar për projekte, mbi bazën e specifikimeve të përcaktuara
  • Vendosin, organizojnë dhe mirëmbajnë pajisjet dhe mjetet e laboratorit
  • Mbikëqyrin eksperimentet, vëzhgojnë reaksionet, kryejnë llogaritjet përkatëse dhe regjistrojnë rezultatet
  • Përgatisin materialet për eksperimentime, të tilla si ngrirja dhe prerja e mostrave dhe përzierja e kimikateve
loading...
Loading...