Teknikë të inxhinierisë së përgjithshme

Teknikët e inxhinierisë civile kryejnë një tërësi detyrash teknike që kontribuojnë në fushën kërkimore të inxhinierisë së ndërtimit dhe në projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe riparimet e objekteve të dhe strukturave të tjera të tilla si, sisteme të ujësjellësit, ura, aeroporte rrugë dhe diga. Ata mund të punësohen në kompani private dhe shtetërore që sigurojnë ndërtimin, mirëmbajtjen dhe parandalime të rreziqeve nga zjarri, uji apo faktorë të tjerë të rrezikshëm.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë dhe/ose mbështesin testimet në terren ose laboratorë të dherave dhe materialeve të ndërtimit
  • Mbështesin teknikisht procesin e ndërtimit të objekteve të ndryshme (ndërtesa, ura, rrugë, aeroporte, diga, etj.)
  • Marrin masa për sigurimin e përmbushjes së të gjitha specifikimeve të projektit, të rregullave dhe ligjeve përkatëse, si dhe për ruajtjen e standardeve të kërkuara për materialet dhe punën e kryer
  • Zbatojnë njohuritë teknike të ndërtimit dhe parimeve të tij për të identifikuar dhe zgjidhur problemet që mund të dalin
  • Përgatisin preventivë të detajuar për sasitë dhe kostot e materialeve dhe të punës së duhur për projekte të caktuara, bazuar në specifikimet e dhëna
  • Organizojnë planin e punës për mirëmbajtjen dhe riparimet
  • Inspektojnë ndërtesat dhe strukturat e tjera të ndërtuara gjatë dhe pas përfundimit të ndërtimit për të garantuar që ato janë në përputhje me ligjet, rregullat dhe planet territoriale të aprovuara, me specifikimet dhe standardet, si edhe me rregulla të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë dhe sigurinë e objektit
  • Inspektojnë ndërtime industriale, hotele, kinema dhe objekte të tjera për të identifikuar rreziqe të mundshme nga zjarri dhe japin udhëzime për eliminimin e tyre
  • Këshillojnë për instalimin e pajisjeve zbuluese të zjarrit dhe pajisjeve për fikjen e tij, për përdorimin e materialeve në ndërtimin e objektit dhe për mjetet e transportit që reduktojnë rrezikun nga zjarri dhe dëmet nëse ai ndodh

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...