Teknikë të inxhinierisë elektrike

Tekniku i inxhinierisë elektrike kryen detyra teknike për të ndihmuar inxhinierët në kërkime të inxhinierisë elektrike në projektime, prodhime, montime, ndërtime, operime, mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve elektrike, të makinave, komponentëve të tyre, objekteve dhe sistemeve të shpërndarjes nën mbikëqyrjen e inxhinierëve elektrikë. Ai/ajo mund të punësohet në kompani të ndryshme që përdorin pajisje, makineri apo sisteme elektrike, në reparte të mirëmbajtjes apo instalimeve elektrike apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë asistencë teknike në punën kërkimore dhe në zhvillimin e pajisjeve dhe objekteve elektrike, sistemeve të energjisë elektrike ose prototipave të testimit
  • Hartojnë dhe përgatisin projekte të instalimeve elektrike sipas specifikimeve të dhëna të sigurisë
  • Përgatisin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin sipas specifikimeve të dhëna
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmëri me specifikimet dhe rregulloret përkatëse
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmëri me specifikimet dhe rregulloret përkatëse
  • Zhvillojnë dhe monitorojnë zbatimin e standardeve të sigurisë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...