Teknikë të inxhinierisë mekanike

Tekniku i inxhinierisë mekanike kryen detyra teknike për të ndihmuar inxhinierët në kërkime të inxhinierisë mekanike, në projektime, prodhime, montime, ndërtime, operime, në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve të tyre, pajisjeve mekanike, makinerive dhe pajisjeve në sistemet industriale të uzinave e fabrikave, nën mbikëqyrjen e inxhinierëve. Aktiviteti i Teknikut të inxhinierisë mekanike shtrihet në shumë drejtime: * Konceptimi dhe vënia në zbatim e produktit për teknikun e studimit; * Manaxhimi i prodhimit për teknikun e linjës; * Verifikimi i cilësisë së produktit për teknikun e kontrollit te cilësisë; * Mirëmbajtja e pajisjeve teknike për teknikun e mirëmbajtjes; * Studimi i tregut dhe komercializimi i produktit për teknikun tekno-komercial. Tekniku i inxhinierisë mekanike punësohet në sektorë të ndryshëm të aktiviteteve të industrisë mekanike ose vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Sigurojnë asistencë teknike në hulumtim mbi zhvillimin e makinave dhe instalimeve mekanike, pajisjeve dhe komponentëve ose provave të prototipave
  • Hartojnë plan-vendosjen e makinave dhe instalimeve mekanike, objekteve dhe komponentëve, sipas specifikimeve të dhëna
  • Zbatojnë hartën e plan-vendosjes së makinave dhe instalimeve mekanike, objekteve dhe komponentëve, sipas specifikimeve të dhëna
  • Ndihmojnë inxhinierin në projektimin e sistemeve dhe pajisjeve mekanike
  • Përgatisin vlerësime të detajuara të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për prodhimin dhe instalimin, sipas specifikimeve të dhëna
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret
  • Zhvillojnë dhe monitorojnë zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës në transportin rrugor, detar, ajror, hekurudhor, duke përfshirë mirëmbajtjen e mjeteve dhe të pajisjeve të tyre, kolaudimet, dispeçerimin, etj.
  • Kryejnë montime dhe instalime të agregateve të reja ose të modifikuara, si dhe të komponentëve, pajisjeve ndihmëse e komanduese dhe sistemeve hidraulike të fuqisë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...