Riparues dhe mirëmbajtës të automjeteve

Riparuesi dhe mirëmbajtësi i automjeteve bën kontrollin, diagnostikimin e automjeteve për të lokalizuar defektet, riparimin si dhe shërbime të ndryshme në sistemet dhe elementët mekanik, elektrik, elektronik, hidraulik të tyre. Ai mund të punësohet në kompani automjetesh, në reparte autoservisi, në shoqëri transporti dhe tregtare që kanë reparte të shërbimit dhe riparimit të automjeteve, në qendra të kontrollit teknik të automjeteve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët, si dhe për mbarëvajtjen e punës
  • Bëjnë kontrollin paraprak dhe të vazhdueshëm të automjetit duke parë dëgjuar, diskutuar, provuar, si dhe duke përdorur mjete dhe aparate kontrolli
  • Bëjnë diagnostikimin e automjeteve për të lokalizuar, izoluar dhe riparuar defekte duke përdorur sisteme kompjuterike diagnostikimi apo aparatura të tjera, duke identifikuar shkakun e defektit apo mos funksionimit të pjesëve, sistemeve
  • Bëjnë riparime në sisteme të ndryshme të motorit apo zëvendësime të pjesëve të dëmtuara të tij, duke përdorur vegla dore apo pajisje të specializuara për punime në motor
  • Kryejnë punime të pjesëve xhenerike (lëvizëse) të automjetit duke përdorur vegla dore dhe pajisje te nevojshme për punime xhenerike
  • Kryejnë punime në sistemin elektrik, (riparojnë ose zëvendësojnë pjesë, sisteme) duke përdorur vegla dore dhe pajisje të nevojshme për këto punime
  • Kryejnë punime në sistemin elektronik (riparojnë ose zëvendësojnë) duke përdorur vegla dore, pajisje te nevojshme për këto punime apo sisteme të kompjuterizuara
  • Kryejnë punime në sisteme hidraulike (riparojnë ose zëvendësojnë pjesë, sisteme), duke përdorur vegla dore dhe pajisje të nevojshme për këto punime
loading...
Loading...