Specialistë të tjerë të bazës së të dhënave dhe rrjetit

Në grupin specialiste të tjerë të bazës së të dhënave hyjnë specialistët e sigurisë së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Ata zhvillojnë dhe analizojnë plane për të ruajtur dokumentet kompjuterike nga ndërhyrjet apo defektet në rrjet, monitorojnë viruset dhe vendosin se kur duhet të bëjnë përditësimin e mbrojtjes prej tyre.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Zhvillojnë plane për të ruajtur dokumentet kompjuterike ndaj modifikimeve aksidentale apo të paautorizuara, nga shkatërrimi apo ekspozimi
  • Realizojnë nevojat emergjente të procesimit të të dhënave
  • Trajnojnë përdoruesit dhe i ndërgjegjësojnë ata për çështjet e sigurisë, për të garantuar dhe përmirësuar eficiencën e rrjetit dhe serverit
  • Flasin me përdoruesit dhe diskutojnë çështje të nevojave për aksesin e të dhënave në kompjuter, për shkeljet e sigurisë dhe ndryshimet e programimit
  • Monitorojnë raportet aktuale të viruseve në kompjuter për të përcaktuar se kur duhet bërë përditësimi i mbrojtjes nga ato
  • Modifikojnë dokumentet e sigurisë në kompjuter për të futur softuerë të rinj, për të korrigjuar gabimet ose për të ndryshuar statusin e ekseseve individuale
  • Monitorojnë përdorimin e dokumenteve me te dhëna dhe rregullojnë eksesin për ruajtjen e informacionit në dokumentet kompjuterike
  • Kryejnë vlerësime të riskut dhe ekzekutojnë teste të sistemit të përpunimit të të dhënave për të siguruar funksionimin e aktiviteteve të përpunimit të të dhënave dhe masave të sigurisë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...