Dizenjues dhe administrator i bazës së të dhënave

Dizenjuesi dhe administratori i bazës së të dhënave dizajnon, zhvillon, kontrollon, mirëmban dhe mbështet performancën optimale dhe sigurinë e bazës së të dhënave. Ata kryejnë studime dhe japin këshilla për përzgjedhjen, aplikimin dhe implementimin e bazës së të dhënave.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Dizajnojnë dhe zhvillojnë arkitekturën, strukturën, tabelat, fjalorët dhe emërtimet e bazës së të dhënave për projektet e sistemeve të informacionit
  • Dizajnojnë, ndërtojnë, modifikojnë, integrojnë, zbatojnë dhe testojnë sisteme të manaxhimit të bazës së të dhënave
  • Kryejnë studime dhe japin këshilla për përzgjedhjen, aplikimin dhe implementimin e bazës së të dhënave
  • Zhvillojnë dhe zbatojnë politika, dokumente, standard dhe modele të administrimit të të dhënave
  • Zhvillojnë politika dhe procedura përkatëse dhe përdorim të bazës së të dhënave dhe për ruajtjen dhe rikuperimin e të dhënave
  • Administrojnë bazën e të dhënave, i analizojnë dhe interpretojnë ato

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...