Specialistë të marketingut dhe reklamës

Specialistët e marketingut dhe reklamës zhvillojnë dhe koordinojnë fushatat dhe strategjitë reklamuese, përcaktojnë tregun për produktet dhe shërbimet, identifikojnë dhe zhvillojnë mundësitë për shërbime dhe produkte të reja në treg. Ata këshillojnë manaxherët dhe klientët për strategjitë që duhen ndjekur për të arritur tregun e synuar dhe për të maksimizuar fitimet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë, zhvillojnëdheorganizojnëpolitikadhefushatareklamuesepërtëmbështeturobjektivat e shitjes
  • Këshillojnë manaxherët dhe klientët mbi strategjitë dhe fushatat për të arritur tregun e synuar, për të ndërgjegjësuar konsumatorin dhe për të promovuar me sukses vlerat e shërbimeve dhe produkteve
  • Shkruajnë tekstin e reklamave për mediat dhe punojnë me mediat ose mbikëqyrin prodhimin e reklamës dhe vendosin për publikimin e saj në median që ka audiencën e duhur dhe duke përcaktuar dhe kohën e duhur të shfaqjes së reklamës
  • Analizojnë tregun lidhur me produktet apo shërbimet konkurrente
  • Analizojnë të dhënat për preferencat dhe kërkesat e konsumatorit
  • Interpretojnë dhe parashikojnë tendencat aktuale të konsumatorit dhe tendencat në të ardhmen
  • Studiojnë treguesit potencialë për produkte të reja, analizojnë karakteristikat e tregut për këto produkte apo shërbime të reja dhe mbledhin dhe analizojnë të dhëna dhe informacione të tjera statistikore
  • Mbështesin rritjen dhe zhvillimin e biznesit ku punësohen, përmes përgatitjes dhe ekzekutimit të objektivave, politikave dhe programeve të marketingut
  • Raportojnë dhe këshillojnë shefat ekzekutivë për të gjithë elementët e marketingut si: produktet, çmimet, reklamat, promovimi i shitjeve, për shitjet dhe kanalet e shpërndarjes, për ofertat e ndryshme etj.
loading...
Loading...