Atlete dhe sportistë të tjerë

Fotografi/ja studion kërkesën për fotografi dhe përzgjedh aparatin apo kamerën, lente, filtrat e duhur, rregullon fokusin, dritën, sfondin, distancën për të realizuar fotografime për qëllime komerciale, industriale, mjekësore, për ilustrime në revista e gazeta apo për të fotografuar portrete apo grupe njerëzish. Ai/ajo përdor skaner, kompjuter apo teknika të tjera për përpunimin e fotove, si dhe kryen stampimin e fotografive duke përdor printer apo laborator të përpunimit profesional. Ai/Ajo mund të punësohet në studio fotografike, gazeta, revista, muze, galeri të ndryshme e institucione të tjera ose të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Studiojnë kërkesat e një detyre të caktuar dhe vendosin mbi llojin e kamerës, filmit, ndriçimin dhe pajisje që do të përdoren në sfond
  • Përcaktojnë përbërjen/temë e fotos për të bërë rregullime teknike të pajisjeve të fotografimit
  • Zgjedhin aparatin apo kamerat që do të përdoren duke i bashkëngjitur lente, filtra e filmin e duhur
  • Rregullojnë fokusin, ekspozimin, ndriçimin dhe cilësimet e tjera të aparatit apo kamerës
  • Kryejnë regjistrimin apo fotografimin e duhur duke përdorur teknika të ndryshme fotografimi
  • Bëjnë fotografi për reklama apo qëllime të tjera komerciale, industriale apo shkencore, për të ilustruar tregime dhe artikuj në gazeta, revista dhe publikime të tjera
  • Bëjnë fotografim të portreteve të personave dhe grupeve të tyre
  • Përdorin aparate të ndryshme fotografimi apo kamera profesionale për të realizuar fotot e dëshiruara
loading...
Loading...