Drejtues të marrëdhënieve me publikun dhe reklamimit

Drejtuesit e marrëdhënieve me publikun dhe reklamave planifikojnë, zhvillojnë, drejtojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë strategji komunikimi dhe strategji fushatash reklamimi, të cilat synojnë njohjen, rritjen e imazhit dhe promovimin e organizatës, të produkteve apo shërbimeve të tyre në komunitet. Drejtuesit e marrëdhënieve me publikun dhe reklamave studiojnë dhe identifikojnë nevojat e tregut, por dhe konkurrentët duke sugjeruar dhe zhvilluar mundësi të reja promovimi dhe reklamimi të produkteve apo shërbimeve të reja për organizatën private apo publike ku punojnë.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë dhe organizojnë fushata publicitare dhe marketingu
  • Përgatitin objektiva, politika dhe programe marketing që synojnë rritjen e biznesit të organizatës
  • Hartojnë dhe zhvillojnë strategji komunikimi PR dhe marketing për organizatat apo institucionet publike për të përmirësuar perceptimin publik të kompanisë
  • Planifikojnë dhe organizojnë fushata publicitare dhe marketingu
  • Monitorojnë çdo ditë shkrimet, artikujt, foto dhe çdo material tjetër që publikohet në media lidhur me organizatën ku ata punojnë
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
loading...
Loading...