Sekretarë ekzekutiv dhe administrativë

Sekretari/ja gjyqësor ligjor kryen detyra procedurale, administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin procedural gjyqësor në fuqi. Ai/Ajo përgatit, përpunon, ruan dosjet e papërfunduar, mban regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale, vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon vërtetime apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale gjyqësore, si dhe përgatit statistika të gjykatës, nën drejtimin e kancelarit, sipas kritereve të përcaktuara duke qenë përgjegjës për saktësinë e të dhënave. Ai/Ajo mund të punësohet në gjykata të niveleve të ndryshme, prokurori, në institucionin e avokatit të popullit, në studio avokatie, institucione të tjera të drejtësisë...apo institucione të tjera.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë detyra procedurale dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin gjyqësor në fuqi, duke respektuar varësinë hierarkike
  • Përgatitin dhe përpunojnë dokumente ligjore dhe materiale të tjera
  • Vërtetojnë aktet e gjykatës dhe lëshojnë vërtetime apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale gjyqësore
  • Përgjigjen për krijimin e dosjeve, regjistrimin dhe zbatimin e urdhrave të shpallur apo të nxjerrë nga gjykatat dhe gjyqtarët
  • Kryejnë mbajtjen dhe ruajtjen e dosjeve apo dokumenteve të tjera deri në momentin e arkivimit të tyre
  • Mbajnë regjistrat dhe regjistrime e nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose në mënyrë manuale
  • Organizojnë, menaxhojnë dhe mbikëqyrin personelin në aspektin procedural teknik nën drejtimin e kancelarit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...