Nëpunës përllogaritje

Nëpunësi i zyrës kryen regjistrimin, përgatitjen, organizimin, ruajtjen e informacioneve të lidhura me punën e kryer, sipas një procedure të përcaktuar më parë me pajisjet dhe mjetet përkatëse. Ai jep përgjigje telefonike apo elektronike pyetje, si dhe përcjell mesazhet e komunikimit për personin e duhur, kryen ndarjen, klasifikimin, arkivimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumenteve dhe informacioneve të zyrës, sipas procedurave të paracaktuara të zyrës. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionin të niveleve të ndryshme publike apo private apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë realizimin punës së përditshme të zyrës
  • Regjistrojnë të dhëna dhe informacione të ndryshme të punës së përditshme duke përdorur programe të ndryshme kompjuterike
  • Përgatitin dokumente dhe informacione sipas kërkesave
  • Kryejnë paraqitjen e informacionit të kërkuar
  • Lexojnë dhe korrigjojnë kopje të informacioneve dhe dokumenteve të ardhura apo që do të dërgohen
  • Kontrollojnë korrespodencën dhe postën e përditshme duke bërë klasifikim dhe përgjigjet e saj sipas prioriteteve
  • Përgatitin raporte dhe korrespondenca të një natyre rutinë
  • Kryejnë fotokopjime, shumëfishime, faksime apo shpërndarje të dokumenteve

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...