Nëpunës të regjistrimit të materialeve dhe të transportit

Sekretari/ja regjistron dhe përpunon informacionin, hedh në të pastër korrespondenca dhe dokumentet e tjera, kontrollon dokumente të përgatitur nga personeli tjetër duke përdorur makinë shkrimin në kompjuter apo pajisje të tjera zyre, sipas procedurave të paracaktuara. Ai/Ajo merret me korrespondencën dhe postën hyrëse dhe dalëse, duke përcjellë mesazhet e komunikimit ndërmjet personelit, koordinimin e axhendës dhe kërkesave për takimet e përditshme, si dhe kryen një sërë detyrash administrative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione /organizata publike apo private.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë realizimin e punës së përditshme në përputhje me standardet e zyrës
  • Regjistrojnë të dhëna dhe informacione të ndryshme të punës së përditshme duke përdorur programe të ndryshme kompjuterike dhe pajisje të përshtatshme
  • Përcjellin mesazhet e komunikimit ndërmjet personelit
  • Koordinojnë axhendën dhe përzgjedhin kërkesat për takimet e përditshme
  • Ndihmojnë për të organizuar takimet e paracaktuara
  • Mbajnë procesverbalin e takimeve sipas procedurave të caktuara, duke përdorur mjetet dhe pajisjet e përshtatshme
  • Kontrollojnë korrespodencën dhe postën e përditshme, duke bërë klasifikim dhe përgjigjet e saj sipas prioriteteve
  • Japin përgjigje telefonike apo elektronike pyetjeve, si dhe përcjellin mesazhet e komunikimit për personin e duhur
loading...
Loading...