Punëtor llamarine

Punëtori i llamarinës merret me prodhimin, instalimin dhe riparimin e artikujve dhe pjesëve të këtyre artikujve prej llamarina siç janë llamarinë çeliku, bakri, bronzi, alumini, zinku, hekurit të galvanizuar, etj. Ai përpunon, pret, kthen, harkon, bashkon dhe monton elementët e artikujve të tilla për fusha të ndryshme të industrisë, transport, ndërtim, minierë etj. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme që merren me përpunimin e llamarinës apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me kolegët për porositë e marra nga klientët
  • Bëjnë studimin e projektit të dhënë për përgatitjen e artikujve të llamarinës
  • Bëjnë zbërthimin në elementë përbërës të projektit të dhënë
  • Bëjnë skicimin e nevojshëm sipas kërkesës, rastit
  • Llogaritin koston dhe bëjnë preventivin përkatës
  • Bëjnë planifikimin e bazës materiale të nevojshme për realizimin e projektit
  • Sigurojnë bazën materiale sipas preventivit
loading...
Loading...