Recepsionistë (të përgjithshëm)

Recepsionisti (i përgjithshëm) merret me pritjen, akomodimin, shoqërimin dhe përcjelljen e klientëve, vizitorëve, të ftuarve etj. duke bërë regjistrime, caktim oraresh, rezervime takimesh apo duke dhënë informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij të shërbimit ose informacione të tjera shtesë kur është e nevojshme. Ai përgatit faturat dhe kryen marrjen e pagesave përkatëse. Ai mund të punësohet në ferma, kompani shërbimesh, institucione, klinika të ndryshme, zyra informacioni etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit
  • Mbajnë shënime lidhur me oraret e takimeve në dispozicion
  • Regjistrojnë klientët, vizitorët e ardhur
  • Drejtojnë klientët, vizitorët për në vendndodhjen apo personin e përshtatshëm
  • Shoqërojnë klientët në zyrat përkatëse
loading...
Loading...