Menaxherë hoteli

Drejtuesit e hoteleve drejtojnë, planifikojnë, koordinojnë, vlerësojnë, mbikëqyrin dhe mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e punës në hotele, motele dhe organizime të ngjashme, në përputhje me politikat e organizatës dhe ligjet në fuqi. Intervistojnë, punësojnë, trajnojnë dhe drejtojnë punën e punonjësve, adresojnë ankesat dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet hoteli me qëllim shërbimin sa më cilësor ndaj klientit.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Vendosin, përpilojnë dhe zbatojnë rregullat e mikpritjes dhe shërbimit cilësor ndaj klientit
  • Monitorojnë kryesisht performacën e personelit në recepsion dhe mirëpresin vetë klientët, zgjidhin direkt problemet dhe kërkesat e tyre për akomodim
  • Mbikëqyrin performancën e hotelit në platformat online OTA (rezervimet dhe komentet e klientëve në Booking.com, Trip Advisor, Expedia, Hotels.com, HRS) etj.
  • Monitorojnë përditësimin e çmimeve, ofertave të ndryshme të hotelit në platformat OTA (booking.com, Expedia etj.)
  • Garantojnë një pamje sa më dinjitoze të hotelit online, ideojnë dhe monitorojnë faqen web-i të hotelit, ku detajohen dhomat, çmimet, mjediset e jashtme dhe të brendshme, facilitete të tjera, bari, restoranti, pishina, kopshtet etj.
  • Kryejnë detyra në të gjitha aspektet e operacioneve të hotelit kurdo që nevojiten
  • Inspektojnë dhe udhëheqin riparimet dhe pastërtinë e pronës për të siguruar mirëmbajtjen optimale, pastërtinë në mjediset brenda dhe pamjen e përgjithshme të pronës
  • Përgatitin buxhetin e Hotelit, maksimizojnë të ardhurat për të përmbushur apo tejkaluar buxhetin dhe bëjnë parashikimet për të ardhmen
  • Respektojnë gjithë rregullat higjienës, sigurisë, shëndetit në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit
  • Monitorojnë mbledhjen e pagesave ndaj klientëve dhe arkëtimet e drejtpërdrejta të faturave, pagesave të komisionit, etj., në mënyre ditore

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...