Punues tëveglave muzikore dhe akorduesite tyre

Punuesi i veglave muzikore dhe akorduesi i tyre prodhon, monton, riparon, përshtat dhe kthen në gjendje pune, instrumentet muzikore. Ai i akordon ato në nivelin e duhur me mjete pune artizanale dhe me pajisje elektrike. Ai zakonisht specializohet në llojin e grupit të instrumenteve, të tilla si instrumente me tela ku përfshihen violina dhe kitara, piano apo të tjera si ato prej tunxhi ku përfshihen trope apo saksi ose instrumentet e perkusionit ku përfshihet bateria apo daullja.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Fabrikojnë dhe montojnë instrumente muzikore dhe pjesë të tyre prej druri, ebaniti, metali, lëkure dhe materiale të tjera
  • Riparojnë ose zëvendësojnë pjesë dhe komponentë të instrumenteve muzikore, të tilla si tela, samar violinash, pjesë zbutëse të tingujve dhe çelësa, me punë artizanale dhe me pajisje elektrike
  • Bëjnë provë duke luajtur në vegla muzikore dhe kontrollojnë instrumentet për të vlerësuar cilësinë e tyre të tingullit dhe për të gjetur ndonjë defekt
  • Tendosin telat për të arritur tonin apo lartësinë e tingullit të instrumenteve me tela
  • Riparojnë anët e gjuhëzave të klarinetave, apo vrimën për gishtin e këmbës në gypat e organos, duke përdorur mjete me punë dore, për të mundësuar kalimin e ajrit dhe për të rregulluar lartësinë e tingullit
  • Akordojnë dhe kryejnë shërbime ndaj organove duke rregulluar nivelin e tingullit të gypave të organos për ta përputhur me lartësinë e tingullit të diapazonit
  • Akordojnë nivelin e tingullit në gypat e tjerë duke i përputhur me nivelin e tingullit të gypave të akorduar
  • Instalojnë membranën e re në instrumentet e perkusionit
  • Akordojnë fizarmonikat me veshë për të arritur nivelin standard të tingullit
  • Vendosin butona dhe çelësa në instrumentet me gjuhëza dhe ato të tunxhit
  • Akordojnë instrumente të perkusionit në nivelin e kërkuar të tingullit duke shtrënguar ose liruar kordat duke vendosur copa lëkure të fiksuara në majë apo në fundet e instrumentit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...