Punues dhe riparues të instrumenteve precizë

Punuesi dhe riparuesi i instrumenteve preçizë prodhon, kalibron, riparon, mirëmban, rregullon dhe instalon pajisje të tilla si orë dore mekanike, orë muri mekanike, pajisje dhe instrumente të lundrimeve detare, pajisje meteorologjike, optike, ortopedike dhe instrumente të tjera të precizionit duke i vënë në punë për të dhënë saktësi të plotë.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Riparojnë, pastrojnë dhe axhustojnë mekanizma të instrumenteve të matësve të kohës të tilla si orët mekanike të dorës dhe ato të murit
  • Axhustojnë rregullatorë që tregojnë kohën duke përdorur kalibrat, regjistruesit e kontrollit të ritmit si edhe pincetat përkatëse
  • Pastrojnë, shpëlajnë dhe thajnë pjesë të mekanizmave tregues të kohës, duke përdorur pastrimin me solucione të lëngshme ose me mjete mekanike
  • Testojnë saktësinë dhe performancën e mekanizmave të sahatit, duke përdorur njehsues dhe instrumente të tjerë elektronike
  • Testojnë saktësinë e njehsorëve, kalibrave, indikatorëve apo të instrumenteve të tjerë regjistrues, për të lokalizuar pjesët e dëmtuara dhe për të bërë përputhjen me standardet
  • Kalibrojnë instrumentet apo peshoret, duke përdorur vegla pune dore, kompjuter, apo pajisje elektronike
  • Kontrollojnë komponentë, lidhje dhe mekanizma që vihen në lëvizje për të zbuluar defektet
  • Montojnë instrumente dhe pajisje të tilla si barometra, valvula të kontrollit, xhiroroskopë, higrometra për sasinë e avullit, spidometra, takometra dhe termostate
  • Testojnë, kalibrojnë dhe rregullojnë diagrame skematike duke përdorur voltmetrat, oshiloskopët, epruvetat e testimit dhe instrumentet e tjera të testimit
  • Testojnë, kalibrojnë dhe rregullojnë diagrame skematike duke përdorur voltmetrat, oshiloskopët, epruvetat e testimit dhe instrumentet e tjera të testimit
  • Riparojnë dhe montojnë instrumente optike të tilla si mikroskopët, teleskopët, teodolitët, sekstantët për matjen e hapësirës diellit në raport me horizontin
  • Kontrollojnë me anë të testimeve standarde, nëse pjesët e bashkuara të njësisë janë në përputhje me specifikimet dhe sigurojnë performancën dhe ndjeshmërinë e përcaktuar
loading...
Loading...