Punues të bizhuterive dhe metaleve të зmuara

Punuesi i bizhuterive dhe metaleve të çmuara projekton, krijon, axhuston, riparon, apo vlerëson gurët e çmuar, sendet ceremoniale apo fetare, metale prej ari, argjendi, metale të tjera të çmuara ose xhevahire të tjera. Ai pret, limon, pastron dhe vendos gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar, duke përfshirë xhevahire dhe diamante dhe gdhend figuracione mbi bizhuteritë dhe në artikuj prej metaleve të çmuara. Ai pret dhe pastron diamante për qëllime industriale.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Presin, luçidojnë, shkrijnë dhe i japin formë me punime gurëve të çmuar dhe metaleve jo prej hekuri si edhe stampojnë dhe ngjeshin elementë të caktuar
  • Krijojnë forma të reja dhe modifikojnë ato ekzistuese, duke përdorur kompjuterët sipas nevojës
  • Hedhin në kallëpe format e hartuara për ti përdorur si modele në fabrikimin e metaleve dhe gurëve të çmuar
  • Bëjnë detaje dekorative duke përdorur derdhjen në kallëpe
  • Ndryshojnë montimet ekzistuese të gurëve të çmuar në mënyrë që t’i ripozicionojnë apo modifikojnë ato
  • Riparojnë, riorganizojnë dhe ristilojnë gurët e çmuar të vjetër apo sende prej metali me vlerë duke ndjekur skicimet dhe udhëzimet përkatëse
  • Kryejnë tërësisht punimet e artikujve me gurë të çmuar të tilla si unaza, varëse, byzylykë, karfica me diamante dhe braçaleta prej materialeve të tilla si ari, argjendi, platini dhe gurësh të çmuar apo gjysmë të çmuar
  • Ekzaminojnë sipërfaqet dhe struktura e brendshme e gurëve të çmuar, duke përdorur polariskopët, refraktometrat, mikroskopët dhe instrumente optike të tjera, për të bërë dallimin në mes të gurëve, për të zbuluar mangësitë dhe defektet, si edhe dallimet që ndikojnë në vlerat e tyre
  • Presin dhe lustrojnë gurët e çmuar dhe i vendosin ato në artikuj stolie
  • Gdhendin apo stampojnë letra, mjete të skicuara ose elementë dekorative në xhevahire dhe në metalet e çmuara
  • Bluajnë, shpojnë dhe pastrojnë copëza të gurëve të çmuar për t’i bërë gati për përdorim në instrumentet e preçizionit si busullat dhe kronometrat

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...