Përgjegjës dyqani

Mbikëqyrësi i dyqanit merret me mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktivitetet, të asistentëve të shitjes, të operatorëve të arkës dhe të punëtorëve të tjerë në njësinë e vet të shërbimit, të tilla si supermarkete, dyqane, magazina etj. me pakicë dhe shumicë. Ai udhëzon ose trajnon personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet të shërbimit, kontrollon zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë si dhe veprimtarive të tjera në njësinë e vet. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh tregtare, në supermarkete, në magazina, depo të karburantit, kompani të lojërave të fatit etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë dhe përgatitin oraret e punës së personelit
  • Përcaktojnë dhe komunikojnë detyrat e veçanta të personelit në njësinë e vet të shërbimit
  • Udhëzojnë personelin mbi procedurat e shitjes së produktit apo shërbimit në njësinë e vet të shërbimit
  • Trajnojnë personelin në rastet e vështirësive apo detyrave komplekse
  • Sigurojnë që konsumatorët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor
  • Kontrollojnë zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë
  • Kontrollojnë pozicionimin e produkteve në vitrina sipas promocionit të përcaktuar më parë
  • Marrin pjesë në ofrimin e këshillave për manaxherët në intervista, punësim, trajnim, vlerësim, promovim dhe shkarkim të personelit
loading...
Loading...