Ndihmës shitjesh në dyqan

Asistenti shitës në dyqane merret me pritjen e klientit duke dhënë informacione lidhur me shitjet dhe shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij. Ai asiston në shitjen e një sërë mallrash apo produktesh duke komunikuar direkt me publikun në shitje me pakicë e shumicë dhe shpjegon funksionimin, përdorimin dhe cilësitë e këtyre mallrave. Asistenti i shitjes në dyqane shet produktet e njësisë së vet të shërbimit duke pranuar një shumëllojshmëri metodash pagese. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh shitjeje, ekspozimi apo marketingu të këtyre mallrave apo produkteve, në supermarkete, në panaire e ekspozita të ndryshme, etj. apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë parapërgatitjet për fillimin e punës
  • Presin klientët në njësinë e vetë të shërbimit
  • Njihen me kërkesën e klientit dhe e orientojnë atë për në repartin e duhur
  • Informojnë klientin lidhur me gamën e produkteve të ofruara
  • Demonstrojnë për klientët dhe shpjegojnë përdorimin dhe funksionimin e produktit për shitje
loading...
Loading...