Punëtorë të kujdesit për fëmijë

Punonjësit e kësaj kategorie kujdesen për fëmijët në shtëpitë e tyre të banimit para dhe pas shkolle, gjatë pushimeve dhe në vende të tjera të përkujdesjes.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Ndihmojnë fëmijët duke u mësuar se si të lahen, ushqehen dhe të vishen vetë
  • Shoqërojnë fëmijët për në shkollë, për në shtëpi apo për në vende të tjera argëtuese
  • Lexojnë libra/tregime për fëmijët dhe inkurajojnë ata për të lexuar apo komentuar
  • Ndihmojnë fëmijët në përgatitjen e materialeve dhe pajisjeve shkollore
  • Luajnë lodra me fëmijët dhe u tregojnë histori e përralla për ti zbavitur
  • Udhëzojnë fëmijët për sjelljet dhe qëndrimet e tyre
  • Disiplinojnë dhe rekomandojnë fëmijët për të kontrolluar sjelljet e tyre
  • Monitorojnë dhe vëzhgojnë aktivitetet e fëmijëve ndërsa ata luajnë
loading...
Loading...