Instruktorë palestre dhe argëtimi dhe udhëheqës programi

Instruktori/ja në palestra, qendra çlodhëse e argëtuese dhe drejtues programesh aerobike kryen planifikimin, organizimin, drejtimin, monitorimin dhe vlerësimin e drejtpërdrejtë të programeve dhe veprimtarive zbavitëse, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive. Ai/Ajo udhëzon grupe dhe individë, duke treguar dhe mësuar lëvizjet e trupit, në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë, përdorimin e pajisjeve duke siguruar zbatimin procedurave, rregullave dhe rregulloreve të sigurisë. Ai/Ajo mund të punësohet qendrat e komunitetit, qendra dhe klubet sportive, palestër, qendra rekreative, institucione të rehabilitimit fizik, departamente qeveritare, bizneset private, shoqatat e turizmit dhe institucione të ngjashme, organizata profesionale dhe amatore ose të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe çlodhëse
  • Udhëzojnë grupe dhe individë për teknika dhe aktivitete rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive
  • Demonstrojnë teknika dhe aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive
  • Udhëzojnë grupe dhe individë, duke treguar dhe mësuar lëvizjet e trupit, në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë
  • Udhëzojnë përdorimin e pajisjeve argëtuese, çlodhëse, rekreative
  • Shpjegojnë zbatimin procedurave, rregullave dhe rregulloreve të sigurisë
loading...
Loading...