Mësues të arsimit fillor

Mësuesi/ja i/e arsimit fillor mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë lëndë mësimore në nivelin arsimit fillor. Ai/Ajo përgatit mësimet dhe planin mësimor në përputhje me udhëzimet kurrikulare për mësimin e shkrimit, leximit dhe veprimeve të thjeshta matematikore, duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron testet dhe vlerësimet të nxënësve për të matur progresin e tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla të arsimit fillor publike apo private.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përgatitin planin tematik mësimor për nxënësit e arsimit fillor sipas programit të miratuar, në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  • Mësojnë nxënësit duke përdorur një plan sistematik të mësimeve, diskutime, prezantime audio-vizuale, lojëra, etj.
  • Zhvillojnë aktivitete me nxënësit për të nxitur zhvillimin fizik, mendor dhe social dhe gatishmërinë e tyre në shkollë
  • Caktojnë dhe kontrollojnë punën e nxënësve në klasë dhe detyrat e shtëpisë
  • Përgatitin materiale për aktivitete mësimore
  • Vlerësojnë përparimin e nxënësve dhe diskuton rezultatet me nxënësit, prindërit dhe zyrtarët e shkollës
  • Identifikojnë nevojat individuale të fëmijëve në procesin e të nxënit
  • Zbatojnë metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit
  • Përgatitin dhe shpjegojnë mësimet e një ose më shumë subjekteve apo lëndëve mësimore

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...