Punëtorë pyjesh

Punëtori në kopshte dhe kopshtari kryen punime të thjeshta për mbjelljen, kultivimin, shtimin, trajtimin dhe mirëmbajtjen e fidanëve të luleve, pemëve apo bimëve të tjera dekorative të prodhimeve të kopshtarisë, të fidanishteve, për shitje apo përdorime vetjake. Ai kryen ngarkim- shkarkimin apo transportin e bazës materiale të nevojshme. Ai mund të punësohet në kompani, në parqe, lulishte, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përgatitin kopshtin për mbjellje duke përdorur mjete dore apo makineri të thjeshta
  • Kryejnë ngarkim-shkarkimin apo transportin e bazës materiale (dheut, plehut, farërave, kalemave etj.) dhe veglave të punës
  • Ndihmojnë në shtimin e kulturave të gjelbërimit me fara
  • Ndihmojnë në shtimin e kulturave të gjelbërimit në mënyrë vegjetative
  • Ndihmojnë në shtimin e kulturave të gjelbërimit me zhardhok (qepujkë)
  • Kryejnë mbjelljen e luleve zbukuruese në arka, tava apo vazo
  • Ndihmojnë në kalimin e fidanëve nga farishtja në vazo apo parcela
  • Kryejnë shërbimet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e kulturave të gjelbërimit dhe bimëve dekorative (vaditjen, prashitjen, heqjen e barërave të këqija dhe gjetheve të thara, plehërimin, krasitjen etj.)
  • Ndihmojnë në krasitjen e drurëve duke mbajtur, mbledhur e transportuar mbetjet e tyre

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...