Punëtorë në pikë furnizimi

Punonjës shitje në pika furnizimi me karburant shesin karburant, lubrifikues dhe pjesë të tjera për makina si edhe ofrojnë shërbime të tilla si mbushjen e serbatorit me karburant, pastrimin e pjesëve të ndotura, mbushjen me vaj si edhe riparime të tjera të vogla si ndërrimi i llambave të ndriçimit, fryrja dhe ndërrimi i gomave etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Mbushin depozitën e makinave me karburant sipas kërkesës së klientit
  • Kontrollojnë nivelin e presionit të ajrit në goma, kontrollojnë nivelin e vajit dhe nivelet e lëngjeve të tjera
  • Sipas kërkesës, pastrojnë apo fshijnë xhamat e makinave në të gjitha anët
  • Kryejnë riparime të vogla si zëvendësimin e gomave, ndriçuesit apo fshirëset e xhamit
  • Administrojnë pagesat që realizohen prej shitjes së sendeve që kërkojnë klientët
  • Mbikëqyrin gjendjen e mallit dhe përgatitin raportime mbi sasinë e karburantit, vajit të makinës, pjesëve të këmbimit dhe sendeve të tjera që shiten sipas kërkesës së klientit
  • Kontrollojnë nivelin e presionit të ajrit në gomat e makinave, nivelin e vajit, nivelin e ujit në radiator, gjendjen e baterisë dhe i plotësojnë ato sipas kërkesave
  • Pastrojnë vendqëndrimet e makinave, zyrat dhe ambientet e tjera funksionale në pika furnizimi me karburant

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...