Hidrauliku/ja në banesa dhe ujësjellës merret me ndërtime, montime, instalime, riparime dhe mirëmbajtje të sistemit hidraulik, të sistemit të ujësjellës kanalizimeve, të sistemit të ujitjes, sistemeve të ngrohje-ftohjes, të sistemeve hidraulike të objekteve të prodhimit industrial dhe objekte të tjera që përdorin sisteme hidraulike të ngjashme. Ai/Ajo monton, instalon, riparon dhe mirëmban pajisjet dhe aksesorët për ujë, gaz, kullim, kanalizim, pajisje të sistemeve të ngrohje- ftohjes, pajisje pneumatike etj. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri që kanë reparte të shërbimit hidraulik dhe të vetëpunësohet.
Kontrolluesin e Pagës
Detyrat
- Studiojnë projektin hidraulik të objektit
- Ballafaqojnë projektin me objektin konkret në terren
- Bëjnë preventivin e bazës materiale për punën që do të kryejnë (për ujësjellës, shkarkime, aspirime, të sistemeve të ngrohje-ftohjes, kullimeve etj.).
- Përcaktojnë radhën e punës në objekt
- Kryejnë matjet, prerjet, filetimet, lakimet, bashkimet, montimet përkatëse të nevojshme të tubave apo materialeve të tjera